Abbott: Sulmi ndaj djalit të Rashiqit, pasojë e nxitjes së urrejtjes dhe frikës

12:09 | 23 Shkurt 2021

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott e ka quajtur pa sens dhe politik sulmin e djeshëm ndaj djalit të kryetarit të Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq.

Abbott ka shkruar se ambasada britanike dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë gjithnjë kanë bërë thirrje për debat politik më të qetë dhe më të arsyeshëm, ndërsa ka theksuar se disa politikanë kanë nxitur urrejtje dhe frikë.

“Sulmi i djeshëm pa sens ndaj djalit të Nenad Rashiqit është perceptuar si akt politik. Ambasada Britanike dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje për një debat politik më të qetë, më të arsyeshëm, më pak personal. Disa politikanë kanë nxitur kulturë urrejtjeje dhe frike, mjegullie dhe tradhtie, brenda dhe nëpër komunitete të ndryshme”, ka shkruar Abbott./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara