Ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd dhe Prishtinë, Nicolas Abbott dhe Sian MacLeod kanë mirëpritur marrëveshjen e kësaj fundjave në Ohër nga Kosova dhe Serbia.
Abbott dhe MacLeod kërkuan që marrëveshja të zbatohet sa më shpejt dhe theksuan se Mbretëria e Bashkuar do t’i mbështesë të dyja palët.
“Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq bënë një hap të guximshëm dhe domethënës përpara duke rënë dakord për një plan për zbatim këtë fundjavë. Ne presim – dhe jemi të gatshëm të mbështesim – të dyja palët të lëvizin shpejt për ta bërë marrëveshjen realitet”, thuhet në deklaratën e tyre të përbashkët.
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Detaje nga vrasja në Memaliajt, vëllai i dorasit i plagosur ...
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...