Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka akuzuar ish-oficerin e lartë të policisë, Zoran Lazoviq, si dhe biznesmenin Ranko Uboviq se duan likuidimin e tij.
Sipas mediave në Mal të Zi, Abazoviq tha se ata nuk duan para sepse nuk kanë nevojë për para.
Deklarata e tij vjen pasi siç kujtojnë mediat në Mal të Zi, Lazoviq, Uboviq dhe kompania Bemax ngritën padi duke kërkuar nga Abazoviq 21,000 euro secili për “shkelje të të drejtave personale”.
Dhe ai ka thënë se është një nder i madh për të që ka “drejtuar gishtin” drejt majës së piramidës kriminale në Mal të Zi dhe ka goditur njerëzit drejtpërdrejt.
Abazoviq më parë i akuzoi ata se ishin të përfshirë në kontrabandën e cigareve.
“Nuk ka problem, shihemi në gjykatë. Unë i kam paraqitur pretendimet e mia. Pretendimet e mia janë konfirmuar në një pjesë nga Europoli, në pjesën tjetër shpresoj se do të konfirmohen nga SDT në një periudhë të caktuar… Ju e dini që unë kurrë nuk luaj viktimën, as nuk kam frikë nga njerëz të tillë, ata njerëz duan likuidimin tim”, citohet të ketë thënë Abazoviq. /arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...