Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi sot zyrtarisht është anëtarësuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Po ashtu, Abazi është edhe kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media i ka uruar Abazit mirëseardhje në partinë e tij.
“Kolegu Haki Abazi i takon këtyre njerëzve, në shumë etapa të rrugëtimit tonë e ka bërë pjesën e vet të çmuar. Ishte aktiv në çështje dhe procese të rëndësishme për vendin. Përvoja ime e bashkëpunimit me të në parlament ka qenë e mirë”, tha Haradinaj.
Nga ana e tij, Abazi shprehu falënderime për mikpritjen dhe nënvizoi se integrimi në NATO mbetet prioriteti kryesor i Kosovës. Ai theksoi se AAK ka një vizion dhe plan të qartë për arritjen e këtij objektivi.
“Dua ta falënderoj këtë shtëpi të madhe që idenë e Skënderbeut me i ba thuprat bashkë për mos me u thy në këto situata shumë delikate të sigurisë në Ballkan, e kam gjetur vetëm të AAK-ja. Unë kam vendosur që të jem krahu i Haradinajt dhe miqve që janë këtu në këtë subjekt”, përfundoi Abazi./Arbresh.info
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...
Von der Leyen: Mos ndërhyni në politikën e Evropës