Ish-zëvendëskryeministri i LVV-së në Qeverinë e Kosovës, Haki Abazi ka bërë akuza të rënda ndaj Presidentit Thaçi.
Abazi në RTV Dukagjini ka thënë se Presidenti Thaçi është duke bërë gënjeshtra të vazhdueshme ndaj tij dhe zyrtarëve tjerë të Vetëvendosjes.
Ai thotë se nuk ka qenë asnjëherë në Kapaonik dhe se sipas tij deklaratat e Thaçit në këtë drejtin janë gënjeshtra të pastra.
Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës thotë se Thaçi ka një siklet të madh që po sulmon Vetëvendosjen.
“Sigurisht se sikleti i tij lidhet edhe me qeverisjen tonë të 50 ditëve pasi ne kemi parë dosje e informacione që e vënë Thaçin në vendin ku e meriton. Ai është dëmtuesi më i madh i interesit të vendit. Edhe ministrja Dhurata Hoxha, edhe ambasadorët tanë në Francë apo SHBA kanë punuar me mediat e huaja dhe me njerëz me influencë për ta ndarë Kosovën”.
Abazi thotë se Thaçi ka folur publikisht për ndarje territoresh.
Ish-zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës shton më tej se Presidenti ka dhënë para për të ndarë vendin.
“Janë dokumente me transkripte dhe fonde që janë shpenzuar nga buxheti për këtë qëllim”, tha ndër të tjera Haki Abazi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...