Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i hapet rruga votimit të qeverisë së re në Parlamentin e Kosovës. Forca që mori shumicën në zgjedhjet e fundit opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, duket se tashmë do të kalojë në opozitë dhe qeveria do të drejtohet nga ish-aleati i tyre, Lidhja Demokratike e Kosovës.
Haki Abazi, zv. kryeministri në detyrë dhe një nga drejtuesit kryesor të VV-së, gjatë një interviste në emisionin “Balkan Talk”, tha se, “nëntoka po frenon zhvillimin në Kosovë.
Ai tha se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese u dha në orët e vona të së enjtes, gjë e cila është e çuditshme. Vendimin në vetvete z. Abazi tha se për një çështje të ngjashme, gjykata ka vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“Ne prisnin që të vendosej për zgjedhje të reja, duke e kthyer vendimmarrjen tek sovrani, meqenëse kishte një mocion mosbesimi në Parlament. Me vendimin e mbrëmshëm, si shumë institucione të tjera të Kosovës, tregoi se është e kapur, e ndikuar politikisht dhe ka vepruar në favor të kthimi të fuqisë politike tek një regjim i vjetër”, u shpreh z. Abazi.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Franko Egro nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta pranojë vendimin e institucionit më të lartë kushtetues në Kosovë, zv. kryeministri u përgjigj se do ta pranojnë por nuk pajtohen me këtë vendim.
“Pranueshmëria është një gjë, ndërsa pajtimi me vendimin e gjykatës e kemi bërë publike. Do të vazhdojmë të themi se Gjykata Kushtetuese e ka de legjitimuar veten duke bërë një pamflet politik dhe jo një interpretim të procesit ku gjendet Kosova”, tha ai.
“Ata që e kanë mirëpritur këtë vendim janë humbësit e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe natyrisht që humbësit do t’i gëzohen një mundësie që përmes ndikimit të institucioneve të përfitojnë në tavolinë. Aq më tepër që kandidati i LDK është njeriu që ka më pak vota në listën e saj. Edhe pse partia e dyta, njeriu për kryeministër ka vetëm 26 mijë vota dhe nuk ka fituar as në zonën e tij”, shtoi zyrtari i VV-së.
Më tej, z. Abazi theksoi se, në vendimmarrje të gjykatës ka ndikuar presioni i botës së krimit që gjendjet pranë Presidentit, Hashim Thaçi dhe sipas tij kjo botë e nëndheshme po bllokon zhvillimin e Kosovën nga ana demokratike dhe ekonomike.
“Duhet të kuptojmë se nën toka e Hashim Thaçit, me njerëzit e tij kanë bërë kërcënime direkte për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe grupeve minoritare që kanë votuar nën kërcënimet e Thaçit për të mbrojtur interesat. Ajo që shihet në sheshin e Prishtinës, nuk duhet ta frikësojë askënd, pasi flasim për një shtet që synon të jetë në BE. Shteti është i qytetarëve, ajo që duhet t’i frikësohemi është nëntoka dhe korrupsionit që nuk e lejon Kosovën që të zhvillohet në mirëqenie dhe dinjitetin e qytetarëve”, tha zv. kryeministri Abazi.
Pyetjes nëse Vetëvendosje do të rikthejë trazirat sociale dhe politike në Kosovë, zyrtari i lartë i VV-së e krahasoi sulmin ndaj Kushtetutës siç e konsideroi ai vendimin e djeshëm, të ngjashme me sulmet e Millosheviçit me tanke për të shfarosur etnikisht shqiptarët e Kosovës.
“Ne nuk mund të jemi spektatorë. Kostoja e rrëzimit të qeverisë Kurti lidhet me faktin se, ne nuk jemi burokratë që kujdesemi për karriget tona por për sovranitetin dhe integritetin e vendit. Jemi në një udhëkryq ku ndarja territoriale e Kosovës është potencialisht axhenda për të cilën Thaçi ka punuar dhe vazhdon të punojë dhe kërkon partner luajal dhe në këtë rast një kryeministër kukull do të firmoste ndarjen. Shembja e rendit kushtetues dhe demokratik nuk mund të na lërë spektatorë. Çfarë do që është e domosdoshme dhe e nevojshme do të bëhet për të ruajtur shëndetin e demokracisë, për të mbrojtur Kushtetutën dhe territorin e Kosovës”, theksoi ai.
Sipas Abazit, liderët e vjetër të politikës i tremben funksionimit të Gjykatës Speciale kurse për marrëdhënien e VV me të dërguarin special të Presidentit Trump tha se ka ndikuar gatishmëria Thaçit për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë.
“Thaçi e shikon si mundësi të mbijetesë politike, e cila është e mbështetur në lojëra të pista. Kjo e bën të komplikuar çështjen e marrëdhënies me ambasadorin Grenell, i cili mendoj se është ndikuar gatishmëria e madhe e Thaçit që në shpejtësi të arrijë një marrëveshje duke përjashtuar nga dialogu qeverinë Kurti”, tha z. Abazi.
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...
Fiorentina në rrezik për rënie në Serie B: Historia tregon s...
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
“Je shpirt artisti”, Shkurta merr një mesazh emocional nga m...
“Jam Albini pushkë me qitë”, Konjufca thotë se po e dëgjon ...
Evropianët propozojnë një forcë shumëkombëshev në Ukrainë