Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dënuar dhunën e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë duke e konsideruar këtë si të dëmshme për shqiptarët në Maqedoni.
Dhuna e mbrëmshme në Parlamentin e Maqedonisë është papranueshme dhe ne e dënojmë me forcë. Autoritetet e Maqedonisë duhet t’i pranojnë procedurat parlamentare dhe nuk duhet të nxisin dhunë, e cila në Maqedoni mund të ketë pasoja të pariparueshme.
Shqiptarët në Maqedoni janë të barabartë dhe nuk mund të diskriminohen mbi baza etnike.
Respektimi i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, nuk është zgjedhje por obligim i shtetit Maqedonas, dhe kjo nuk mund të ndryshojë.
Zgjedhja e Talat Xhaferit, për kryetar të Kuvendit, është legale dhe legjitime dhe kjo nuk mund të kontestohet, e aq më pak të shërbejë si shkas për përplasje etnike apo politike.
AAK fton autoritetet politike të shtetit fqinjë që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe inkurajon BE-në dhe SHBA-në që të marrin një rol më aktiv në kapërcimin e krizës poltike në Maqedoni.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...