Në sheshin e Shtimes, para qytetarëve të kësaj komune, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar programin e saj për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Kandidati i AAK-së për kryetar të kësaj komune, Ramë Bislimi, premtoi arsim më cilësor, projekte për bujqësi dhe një të ardhme më të sigurt për shtimjanët. Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se kjo parti është dëshmuar për qeverisje të mirë në të gjitha komunat ku ka pasur pushtetin, prandaj kërkoi votën për kandidatin Bislimi.
Duke prezantuar Ramë Bislimin si kandidat të saj për kryetar të komunës së Shtimes, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hapur zyrtarisht fushatën në këtë komunë.
Tubimit elektoral të drejtuesve të kësaj partie nga niveli qëndror e lokal, i parapriu nderimi i jetës dhe veprës së Ahmet Shtimes, ish-kryetarit të kësaj komune.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me kandidatin për kryetar komune, Ramë Bislimin, u përkulën para bustit të Ahmet Shtimes, i cili ishte edhe veprimtar i çështjes kombëtare.
Më pas, derisa u kërkoi votën qytetarëve të kësaj komune, Haradinaj veçoi kandidatin e AAK-së për kryetar të Shtimes, mbi të gjitha, siç tha ai, për ndershmëri. Haradinaj shprehu zotimin se me Bislimin në drejtim të Shtimes, në këtë komunë do të bëhen punë të mira për të gjithë qytetarët
“Dëshirojmë që edhe në Shtime ta bëjmë më të mirën. Të gjithë janë tuajtë, partitë politike, kandidatët. Unë besoj shumë që vota për Ramën, por edhe për kolegët tjerë që garojnë po ashtu, është në të mirën e juj. Ju lus me 12 tetor të votojmë 174, të votojmë për Ramën, por edhe për kolegët tjerë, për t’i ecur punët e Kosovës. Ne kemi shumë punë në nivel vendi dhe kemi sfida, ose shqetësime e vështirësi, por duhet t’i kalojmë bashkë”, tha Haradinaj.
Ndërsa kandidati për kryetar të Shtimes, Ramë Bislimi, premtoi realizimin e projekteve për rininë, arsimin dhe bujqësinë. Ai tha se për Shtimen, e ardhmja me të do të jetë më e sigurtë.
“Synimi im është që ta dërgojmë para komunën tonë me zhvillim të drejtë, duke krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, duke mbështetur bujqësinë, duke siguruar arsim cilësor, duke ofruar shërbime më të mira për të gjithë qytetarët tanë. Bashkë do ta ndërtojmë një të ardhme më të sigurtë për Shtimen tonë”, tha Bislimi.
Drejtues të kësaj partie deklaruan se në komunat ku ka qeverisur AAK-ja janë bërë punë të mira, për çka u zotuan se njëjtë do të veprohet edhe në Shtime. Gjatë tubimit u prezantuan edhe kandidatët e AAK-së për anëtarë të Kuvendit Komunal të Shtimes./rtk
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...
Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë, Spiropali: ...
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...