Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka kundërshtuar shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesues së KQZ-së.
Me këtë AAK-ja thotë se po dëshmohet edhe më tej kapja e shtetit.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se shkarkimi i Kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), znj. Valdete Daka, nga Presidentja Osmani, është praktikë e paparë institucionale dhe dëshmon për të satën herë kapjen e shtetit. Sulmi në institucionet e menaxhimit të zgjedhjeve, është tregues i tentimit për vendosjen e autokracisë, fenomen për të cilin Aleanca ka tërhequr vërejtjen shumë kohë më pare”, thuhet në reagim.
Kjo parti i ka cilësuar te pasakta arsyet e Presidencës për shkarkimin e Dakës.
“Arsyetimet e dhëna për shkarkimin e znj. Daka janë të pasakta, sepse para shkarkimit i është kërkuar dorëheqja në këmbim të mirënjohjes. Ky është tregues i qartë i mënyrës së qeverisjes qe po tentohet të instalohet në vendin tonë. I bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës që të ndalojë përpjekjet për kapjen e shtetit dhe arrogancën e numrave. Kosova është Republikë Parlamentare me demokraci të konsoliduar dhe si e tillë funksionon dhe është pranuar nga shumë shtete. Këto praktika jodemokratike duhet të marrin fund”, thuhet tutje në reagim./arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic