Duda Balje, deputetja e SDU ka bërë thirrje publike ndaj kreut të Vv-së, Albin Kurti të cilin e ka ftuar në një dëgjim publik në Reçan.
Balje tha se e përfaqëson komunitetin boshnjak dhe nuk është person e vetme.
“Kam kushte për të votuar qeverinë e Kurtit. Unë do të bëjë një dëgjim publik ku është I ftuar Albin Kurti në Reçani, me bisedu me boshnjak veç me tregu ditën dhe kohën. 4 vite nuk ka gjetë kohë me vizitu boshnjakët. Nëse boshnjakët thojnë jo, do them edhe unë jo. Nëse thonë po, do them po. Kam kërkesat e mia, sikurse krejt deputetët e tjerë. Nëse bën barazia mes deputetëve boshnjak, do ta votojë Kurtin me dy duart”, tha Balje në “Debat Plus”
Se a është takuar apo ka presione nga koka e terroristit, Milan Radoiçiqit, Balje tha e mohoj duke thënë shkurtimisht “jo, nuk kam presione të tilla”.
“Hajde bre kryeministër në Reçan. Publikisht krejtve, për dyshimet e juaja. Kjo është kërkesa e boshnjakëve. Le të bën barazi mes tre deputetëve në ekzekutiv”, tha Balje.
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente