Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se do të bëjnë ndryshimet e nevojshme për të rikthyer LDK-në edhe më të fuqishme.
Shumë përkrahës të LDK-së, në vazhdimësi kanë kërkuar dorëheqjen e Mustafës nga pozita e kreut të LDK-së.
“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve. Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, ka shkruar Mustafa.
Ky postim i tij në Facebook është pasuar edhe me shumë komente në të cilat kërkohet dorëheqja e Mustafës.
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit e nxorrën LDK-në si partinë e tretë./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira