Policia e Kosovës njofton se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes i dyshimtë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Policia e Kosovës pas kontrolleve të kryera nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në atë zonë, ku më pas edhe janë tërhequr.
Kështu bën të ditur për arbresh.info zëdhënësja ë Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tregon se më pas hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave, ndërsa nga Prokurori i Shtetit është cilësuar si lajm i rrejshëm.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga Prokurori i shtetit është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Lexo edhe:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...