Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përsëri ka paralajmëruar protesta nëse nuk ndalet vendimi për propozimin e shtrenjtimit të rrymës.
Ai në seancën e Kuvendit tha se kriza energjetike ka rrezik të çojë Kosovën, Qeverinë dhe qytetarët në bankrot total.
Po ashtu, Tahiri kërkoi nga kryeministri Kurti të shpjegohet për deklaratat e vitit 2019 kur pati thënë se rryma në Kosovë është shtrenjtë.
“Kuvendi po e nis sesionin pranveror me një situatë dhe krizë energjetike e cila ka rrezik ta sjell vendin, qeverinë dhe qytetarët në bankrot total. Kryetarja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e bëri një analizë të shteteve të rajonit që mund të them me pasaktësi të shumta. Maqedonia e ka rritur veç për 9 për qind çmimin, Shqipëria shumë herët ka nisur të diskutojë për krizën energjetike, Kosova paguan 21 euro për 1 orë KW, 1 euro ma shumë paguan Anglia dhe paguan ma shumë Italia. A je në mend çka jeni tu fol. A bën me na tregu Kurti si është e mundur me dal në vitin 2019 dhe të thotë se rryma është shtrenjtë? Ju politikisht e keni zgjedh bordin dhe politikisht i keni rrit çmimet. Si është e mundur që një parti që pretendon me qenë e majtë, të mbrojë korporatat dhe operatorët privat? Ju lutem ne kemi një situatë të vështirë në Kosovë me energjinë, situatë që s’kalon me 1 vendim të juaj”./arbresh.info/
Big Brother VIP Kosova nuk njeh kufij, Londrimi bëhet viral ...
Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngja...
Osmani ia dorëzon flamurin e Kosovës skiatorëve Kryeziu e Ko...
Sarajeva i bashkohet procedurës penale në Milano pët `turist...
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati