Analisti, Ridvan Berisha ka dhënë parashikimin e tij për zgjedhjet për kryetar të komunave që do të mbahen më 17 tetor në Kosovë.
Ai në një postim të tij në Facebook ka shkruar se, Gjilani shkon në balotazh midis LDK dhe LVV-së.
Berisha thotë se do ta dëshironte kryetar të ardhshëm Lutfi Haziri, një personalitet ky që pa asnjë mëdyshje.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Alban Hysenin, kandidat i LVV-se, per kryetar te Gjilanit, nuk e kam takuar asnjehere, ç’eshte e verteta as qe kam pasur interesim per ta takuar, por, por nga nje ekzaminim jo empirik i disponimit te qytetareve diteve te fundit, me duhet te them se, Gjilani shkon ne balotazh midis LDK dhe LVV-se. E rendesishme eshte qe vota te mos cenohet, deformohet, qe te kemi nje proces fer zgjedhor per te plotesuar standardet demokratike.
Per shume arsye, e me shume kundrejt kryetarit te LDK-se z. Abdixhiku dhe droja qe ka ky i fundit nga hija e z. Haziri, do ta deshiroja kryetar te ardhshem z. Lutfi Haziri, nje personalitet ky qe pa asnje medyshje, renditet ne mesin e politikaneve te pjekur e pjesemarres direkt ne shtetndertimin e Kosoves. Natyrisht qe, tekefundit, qytetaret vendosin!
PS. Me se paku kam arsye, sidomos personale, per t’i deshiruar fitoren Z. Haziri./arbresh.info/
KQZ sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të...
Parashikimi i motit në Shqipëri
Të paktën 21 persona të vdekur në Spanjë pas një aksidenti m...
Rinumërohen 556 vendvotime nga 914 gjithsej
ATK organizon konferencë dhe panele diskutimi për 26-vjetori...
Mot sot i ftohtë dhe me ngrica