Protesta e mbajtur në Tiranë në mbështetje të liderëve të UÇK të cilët janë në proces gjyqësor në Hagë, u shoqërua ende pa nisur me një deklaratë nga Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhej ndër të tjera se ishte kryeministri Edi Rama ai që mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale.
Në lidhje me këto deklarata politike, ministrja e jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, në studion e “Top Story”, u shpreh se ishin të panevojshme, të papritura dhe jo të mirëpritura.
“I panevojshëm, reagimet politike nuk duhet të ndërhyjnë në raportet Shqipëri-Kosovë. Ajo deklaratë e parë politike ishte e papritur dhe jo e mirëpritur, qytetarët në shesh nuk ishin për Ramën, por për atë që po ndodh në Hagë. Sovraniteti i Kosovës po cënohet edhe për shkak të kësaj gjykate, duhet të jetë proces që bën drejtësi”.
Ajo u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur qëndrime të forta dhe ka ngritur zërin në çdo Samit, kur çështja ka qenë për Kosovën, apo për akuzat për krime lufte.
“Mund të merrni deklaratat e kryeministrit në Këshillin e Europës dhe kudo tjetër ku Shqipëria e ka ngritur çështjen e Kosovës dhe me tone të larta. Deklarata, qëndrimet, kosto që ka mbajtur kryeministri për këtë çështje, janë aty për t’u parë. Ai nuk do të ishte në atë protestë, pikërisht për të mos e politizuar”, u shpreh ministrja Spiropali.
“Të dua motra jem” – Gjesti uron motrën me një surprizë të v...
8 vjet pa Fadil Vokrrin, Legjenda që u bë identitet i futbol...
Tre automjete përplasen në Vlorë, 40-vjeçari nuk u mbijeton ...
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...