82 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, 3 në gjendje të rënduar

10:48 | 28 Korrik 2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 82 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 24 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

3 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 54 janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë i SHSKUK’së:

28 korrik 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

82 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

24 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

54 me oksigjeno-terapi

3 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 65 pacientë të shtrirë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë

– Klinika Infektive, 23 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë

Në spitalet e përgjithshme, 17 pacientë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë, 9 me oksigjeno-terapi

– Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

– Spitali i Pejës, 3 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Lajmet më të lexuara