Bordi i ZRrE-së ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.
E për këtë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se vendimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës është i papërballueshëm për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij debati për shtrenjtimin e rrymës duhet të trajtohet me seriozitet dhe është më i rëndësishëm se sa votimet e disa pikave të rendit të ditës nga seancat e kaluara.
“ZRrE ka marrë një vendim në kundërshtim me krejt hapat e pritshëm që janë ndërtuar. Nuk e ka pritur ose dëgjuar zërin e qytetarëve edhe ata të cilët kanë protestuar e që kanë kundërshtuar”, tha Zemaj.
Ai thotë se, LDK e përkrah pjesën e debatit dhe votimin e një rezolute për anulimin e këtij vendimi./arbresh.info/
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...
Zbulohet si rrodhi ngjarja në ndeshjen West Ham-Sunderland, ...
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me një të vdeku...
Papa Leo thotë se civilët në Ukrainë po vuajnë, bën thirrje ...
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...