8 të vdekur nga moti i ligë në Rusi (VIDEO)

18:16 | 29 Maj 2017

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën të hënën dhe 69 të tjerë janë lënduar nga një stuhi që ka goditur Moskën, shkruan themoscowtimes, përcjellë arbresh.info.

Sipas mediave atje, si shkak i erërave të forta me shi që kanë përfshirë Rusinë, kanë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale.

Autoritetet njoftuan se personat kishin humbur jetën në distrikte të ndryshme, ku gjatë motit të lig janë thyer pemët.

Pemët e rrëzuara ndalën trenat në vijën e katërt të metrosë në Moskë dhe vonuan trafikun Aeroexpress në aeroportin Vnukovo./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara