Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën me nga një muaj paraburgim ndaj 9 shtetasve kosovarë S.SH., A.D., V.N., S.D., A.SH., B.H., S.SH., S.H., M.SH., dhe 6 shtetasve turq Z.S., F.D., M.Y., A.D., H.I., S.Y., për shkak se kanë kryer veprën penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve.
Gjykata thotë se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat, të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.
Palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.
Kujtojmë se 15 të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës në aksionin e realizuar me kodin “Gropa”, ku janë kontrolluar e bastisur disa lokacione në regjionin e Ferizajt.
Gjashtë prej të arrestuarve, sipas njoftimit të policisë janë shtetas të Turqisë.
Policia ka arritur të konfiskojë 73 kilogramë substancë narkotike të llojit heroinë, para, telefona dhe vetura./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...