Policia e Kosovës ka dalë me raport për vrasjen e rëndë që u krye në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë, ku u vra një 63-vjeçare. I dyshuar për vrasje është bashkëshorti i saj, 70-vjeçari Izet Godeni.
Sipas raportit të Policisë, vrasja dyshohet se është kryer rreth orës 02:00, derisa i dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, rreth orës 04:40.
“VRASJE E RËNDË- Rr. Mark Isaku, Prishtinë 25.11.2022 – 02:00-04:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore dhe një ekipet e mjekësisë ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga stafi përgjegjës i mjekësisë ligjore është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/
lexo edhe:
Rast i rëndë në Prishtinë| Vritet një 63-vjeçare, dorasi dyshohet të jetë burri i saj
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...