7 të lënduar në një aksident, Policia jep detaje

16:47 | 2 Tetor 2022

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Arllat.

Në këtë aksident, kanë pësuar lëndime të lehta trupore shtatë persona.

Lajmin e ka bërë të ditur për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Baki Kelani.

“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, ka deklaruar Kelani. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale