Mot i nxehtë do të mbajë edhe në javën që po hyjmë, mirëpo priten edhe rrebeshe shiu dhe bubullima, njofton Prishtina Weather.
Sipas PW, java do të karakterizohet me mot të nxehtë por jo shume të qëndrueshëm siç ishte parashikuar në javën që e lam pas.
“Mot më i nxehtë por i paqëndrueshëm gjatë javës në vijim.
Orëve të pasdites priten edhe rrebeshe me bubullima.
Megjithëse në parashikimet e javës së shkuar pritej, që java vijuese të përshkohet me mot shumë të nxehtë, në ditët e fundit, kjo tendencë ndryshoj.
Do të mbajë mot më i nxehtë, por jo edhe i qëndrueshëm.
Orëve të para të ditës paraqitet mot kryesisht me diell, mirëpo orëve të pasdites, sidomos nga dita e martë deri të enjten, do të ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Të martën mund të jenë më të izoluara, derisa ditën e mërkurë dhe enjte, edhe mund të karakterizohen si stuhi kalimtare, që mund të japin më shumë shi apo edhe hove më të fuqishme ere”.
Minimalet do të luhaten ndërmjet 12C e 17C, e maksimalet nga 27C deri në 30C, e lokalisht edhe 32C e 33C. /arbresh.info/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit