Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried, dhe zv/ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
Pas takimit, gjatë konferencës për medie Kurti tha se Kosova duhet ta anëtarësohet në Këshillin Evropian dhe të bëhet pjesë e partneritetit të paqes.
“Dje u bënë 2 muaj që kur nisi agresioni i pajustifikuar i federatës Ruse ndaj Ukrainës. kjo luftë po zgjat shumë gjatë se sa agresori e priste. Reagimi dhe rreshtimi i Kosovës me ShBA, be dhe ke ka qenë i menjëhershëm. përpos sanksioneve që i kemi vendos federatës ruse kemi shpreh gadishmërinë të presim mbi 5000 refugjat nga Ukraina. Është për të ardhur keq që kemi refuzimin e Serbisë për të sanksionuar Rusinë. Për ShBA Kosova do mbetet mik aleat dhe partner i besueshëm. Kosova duhet ta anëtarësohet në Këshillin Evropian dhe të bëhet pjesë e partneritetit të paqes”, tha Kurti./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...