Google ADS

Krerët e shtetit dhe ambasadori amerikan marrin pjesë në shënim të manifestimit “Nga Eksodi në Liri”, nuk merr pjesë opozita

13:32 | 12 Qershor 2022
A Z

Nën patronatin e Presidencës së Republikës së Kosovës po mbahet manifestimi Qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit.

Në këtë manifestim po marrin pjesë krerët më të lartë shtetëror: Vjosa Osmani, Glaul Konjufca, Albin Kurti, ministra dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

I pranishëm është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Por, në këtë manifestim nuk është duke marr pjesë asnjë lider nga opozita./arbresh.info/