Nesër në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të mbahet seanca gjyqësore ndaj shtetasit të Kosovës, Tefik Mustafa i cili ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 1 qershor të vitit 2024 nën dyshimin për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.
Ai u arrestua në Merdarë dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit për 30 ditë, me arsyetimin se ekziston rreziku i arratisjes, shkruan Arbresh.info.

Familja e tij kishte kërkuar ndihmë financiare për pagesën e avokatëve mbrojtës të Mustafës.
Përmes një postimi në Facebook, familja Mustafa, kryefamiljari i së cilës ende është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e sigurisë së lartë në Beograd, me akuza të pabaza për kryerjen e Krimeve të Luftës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës ( UÇK-së ), kërkoi nga qytetarët, institucionet dhe Bizneset që veprojnë brenda dhe jashtë komunës së Novobërdës ndihmë për pagesat e avokateve, ekspertëve dhe shërbyesve ndaj tij.
Ndryshe, në një komunikatë për media, MPB-ja serbe kishte bërë të ditur se Mustafa, “si pjesëtar i UÇK-së [Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës], në deklaratat e dëshmitarëve përmendej si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.
Ndërsa, zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë (MPB), Ivica Daçiq, tha se Tefik Mustafa u arrestua pasditen e 1 qershorit në Merdarë për “krime lufte kundër civilëve në Kosovë”.
Lidhur me këtë kishte reaguar edhe Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i cili kishte bërë thirrje për proces të drejtë ligjor ndaj Tefik Mustafës në Serbi.
DASH bën thirrje për proces të drejtë ligjor ndaj Tefik Mustafës në Serbi
Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës me dyshimet e pretenduara se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë 1998-99.
Më 17 prill, autoritetet serbe e arrestuan shtetasin kosovar Sadik Duraku, i cili ka nënshtetësi britanike gjithashtu, nën dyshimet “për krime lufte” më 1999 – akuza që u hodhën poshtë nga familjarët e tij./Arbresh.info/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK