Ka vdekur Bilall Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen në mars të vitit 2024 në Kolovicë, i cili duke tentuar t’i ikë arrestimit nga Policia e Kosovës ra nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, Shaqir Uka, shef i Klinikës Intensive në QKUK.
“Po, fatkeqësisht pacienti që ju i referoheni nuk ka arrit me ju përballue lëndimeve që ka pësue dhe i njëjti ka ndërrue jetë.”, tha Uka.
Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se Kqiku në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 20:30, në lagjen e Spitalit në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një ndërtese. Bazuar në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, i dyshuari i cili po kërkohej me urdhër-arrest vendor dhe ndërkombëtar, për veprën penale vrasje e rëndë, në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit policor, ka rënë nga një lartësi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore.”, thuhej në njoftimin e policisë të datës 10 korrik.
Sipas njoftimit atij i ishte ofruar tretmani mjekësor, për tu transferuar më pas në QKUK.
“Aktualisht policia, në bashkëpunim me akterët e tjerë përkatës, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhej në njoftim.
27 vjeçari ka pasur urdhërarrest ndërkombëtar dhe vendor./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Raportohet se ka vdekur i dyshuari që ra nga kati i katërt i banesës duke ikur nga policia
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...