Google ADS

Kurti takoi alpinisten Uta Ibrahimi, e përgëzoi për përfaqësimin e denjë të Kosovës nëpër botë

20:44 | 6 Prill 2025
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij alpinisten e mirënjohur, Uta Ibrahimi.

Ajo është gruaja e parë shqiptare e cila arriti të ngjitet në majën më të lartë të botës – Everest.

Njëherësh alpinistja e parë në Ballkan që ka ngjitur 13 nga 14 majat mbi 8000 metra – të njohura si çatitë e botës. Aktualisht po bën përgatitjet e fundit për të ngjitur majën e Kanchenjungës – maja e tretë më e lartë në botë.

Kurti e përgëzoi për sukseset e saj dhe përfaqësimin e denjë të vendit tonë nëpër botë, si dhe i uroi fat dhe mbarësi në ngjitjen e saj të radhës.

Në këtë takim të përzemërt, znj. Ibrahimi i dhuroi kryeministrit Kurti librin e saj për fëmijë, “Uta në Sharr”.