Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit

08:26 | 24 Maj 2026
E.G

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se pas kërkimeve intensive u bë e mundur gjeta e personit, i cili u shpall i zhdukur në fshatin Reçan të Prizrenit.

Në njoftim thuhet se operacioni është realizuar me sukses falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim, zjarrfikësve të Prizrenit dhe Policisë.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin në këtë operacion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale