24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila parti

12:36 | 9 Qershor 2026
E.G

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 24,46% të votave të numëruara për kandidatët për deputetë.

Nga 558 vendvotime të numëruara, nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari i saj, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti prin me 53,660 vota.

Pas tij në vend të dytë radhitet Glauk Konjufca me 42,058 vota.

Albulena Haxhiu deri tani ka marrë 24,021 vota.

Hekuran Murati 21,194 vota, ndërsa Donika Gërvalla me 19,452 vota.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza deri tani ka marrë 26,127 Vota.

Pas tij vie, Përparim Gruda me 16,633 Vota. Arian Tahiri me 14,595 Vota, ndërsa në vend të katërt është Uran Ismaili me 12,863 Vota. Sala Jashari 9, 165 Vota.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, si prijëse e listës, Vjosa Osmani ka marrë deri tani 17167 Vota. Pas saj radhitet Kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku me 15,522 Vota. Doarsa Kica-Xhelili me 13,204Vota. Hykmete Bajrami me 9,515 Vota dhe Avdullah Hoti 8,610 Vota.

Nga Aleanca, Ardian Gjini prin me 9,020 Vota, Ramush Haradinaj me 8,233 vota. Në vend të tretë Daut Haradinaj me 6,308 vota. Besnik Tahiri me 5,457 vota dhe Bekë Berisha me 4, 316 vota.