Një 62 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies në bunar në fshatin Kqiq të Mitrovicës.
Këtë e kanë konfirmuar nga policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.
“Ngjarja është raportuar nga familjarët e viktimë rreth orës 12:00. Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, ku mjeki kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në këtë komunë.
Ai ka shtuar se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të vdekjes së 62 vjeçares.
Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.
Irani: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sulmi ushtarak
Rama, Kurtit: Pa kurrfarë kontributi, prandaj sulmon figurat...
Arsenali kampion, pas 22 vjetësh
“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi ...
Ministria e Mjedisit nesër prezanton Pakon për Mbeturinat, m...
“Frizerka”, Çitaku i reagon Konjufcës për ofendimin ndaj Osm...