61-vjeçari nga Malisheva plagos me armë djalin dhe merr peng anëtarët e familjes

13:48 | 3 Shtator 2020

Një 61-vjeçar nga fshati Llapqevë e Malishevës ka plagosur djalin e tij dhe më pas i ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes për disa orë.

I dyshuari, siç njofton policia ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 22:40, derisa në vendngjarje është gjetur një revolver me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

“Rreth orës 22:40 policia është njoftuar përmes numrit emergjent për një rast plagosje në fshatin Llapqevë në Malishevë. Njësitet policore bashkë me ekipin e emergjencës së QKMF-së në Malishevë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të para, prindi ka plagosur me armë zjarri djalin e tij dhe ka marrë peng anëtarët tjerë të familjes. I dyshuari N.H 61 vjeç pas arrestimit ka rezultuar nën ndikim të alkoolit. I njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, ndërsa vepra penale e dyshuar është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’”, tha Graishta.

Ai bëri të ditur se në vendngjarje është gjetur një revolver me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

 

Lajmet më të lexuara