Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi.
Sipas njoftimit, të shpallur në web faqen e Presidencës turke, thuhet se takimi Erdogan – Osmani do të mbahet nesër.
Aty theksohet se Osmani po qëndron në Turqi me ftesë të Presidentit Erdogan.
“Do të adresohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Turqisë dhe Kosovës si dhe do të shkëmbehen pikëpamje për të çuar përpara bashkëpunimin bilateral” thuhet në njoftim.
“ Gjatë vizitës së parë zyrtare të Presidentes së Kosovës Osmani -Sadriu në Turqi, do të diskutohen zhvillimet aktuale bilaterale dhe ato në Ballkan” thekson njoftimi.
Presidentja Osmani po qëndron në Turqi nga e shtuna. Po këtë ditë, bëri publike një fotografi në komapninë turke që prodhon dronë./arbresh.info/
Miftaraj: Nëse Radoiçiqi udhëton jashtë Serbisë, do të arres...
Kim Mehmeti: UÇK-ja vlera më e madhe shqiptare, s’mund të nj...
Zgjidhet ngjyra e vitit 2024
Blero refuzon të përgjigjet edhe në pyetjen e dytë në darkën...
Prizreni me dy mendje rreth faljes së tatimit në pronë
BBC: Rusia josh emigrantët që vijnë nga kufiri finlandez për...