Ambasadori i SHBA-së Jeffrey Hovenier ka reaguar pas votimit të Blerim Isufajt për kryeprokuror, duke thënë se mënyra se si KPK ka zhvilluar procedurat e përzgjedhjes ka dëmtuar besimin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ai ka shkruar se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pritshmëri për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ri që të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita.
“Fakti që anëtarët e KPK-së e shpërfillën ligjin ankesat dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bien ndesh me atë standard. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur kandidat të preferuar dhe as nuk kemi gjykuar kualifikimet e kandidatëve individualë. Ne jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimit tonë në KPK si institucion publik”, ka shkruar ai në Twitter. /arbresh.info/
Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive
Kapen 160 kg kokainë të fshehura mes bananeve në Selanik, vl...
Nis ndërtimi i shtëpisë për familjen gorane 11 anëtarëshe në...
Kalabri, Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzojnë lidhjen këtë fundjavë
Rama: Kosova dhe Serbia të zgjidhin konfliktin para se BE të...