Në Klinikën e Dermatologjisë të QKUK-së, s’ka më pacientë të prekur me Covid-19

09:37 | 24 Shtator 2021

Klinika e Dermatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po i kthehet normalitetit, pas një kohe të gjatë.

Me rekomandim të mjekëve specialistë, pacientët e fundit që po trajtoheshin nga COVID-19 pasi kanë rezultuar negativ në testet e fundit janë transferuar në Klinikën e Pulmologjisë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Përmirësimi i situatës i ka hapur udhë Dermatologjisë që pas dezinfektimit të hapësirave të kthejë shërbimet e rregullta mjekësore për pacientët me probleme dermatologjike./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara