Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për arbresh.info se ora 16:00, KQZ-ja do të mbajë mbledhje, lidhur me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi.
“E konfirmoj se gjatë ditës kemi pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, gjatë ditës së sotme (e enjte, 25 nëntor, ora 16:00) KQZ-ja do të mbajë mbledhje. Lidhur me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, do të njoftoheni në këtë mbledhje”, ka thënë Elezi./arbresh.info/
LEXO EDHE
Gjykata Supreme vendos që të përsëritet votimi nga jashtë për komunën e Dragashit – Arbresh.info
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë