Kapet në flagrancë zyrtari i ministrisë në Kosovë, mori ryshfet mijëra eurosh

18:16 | 11 Janar 2022

 Policia e Kosovës ka kapur sot në flagrancë  zyrtarin e një ministrie në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë,  zyrtari i Ministrisë ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse, shkruan arbresh.info.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 11.01.2022, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është realizuar një operacion me ç ‘rast është arrestuar ne flagrancë një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një Ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga Ministria përkatëse.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara