Largimi nga vendet e punës në mënyrë vullnetare, por me dirigjim dhe presion nga Serbia, ka vazhduar edhe të mërkurën në komunat e veriut të Kosovës.
Gjatë ditë së mërkurë, rreth 200 punëtorë, shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb, që kanë punuar në detyra të ndryshme në institucionet lokale në këtë zonë, kanë dorëzuar detyrat.
Në mesin e tyre, dorëheqje kanë dhënë edhe gardianët e burgut të Mitrovicës së Veriut, zjarrëfikës, zyrtarë ministrishë, e të punësuar të tjerë në institucionet publike, raporton RTKlive.
Gjatë ditës, detyrën e kanë dorëzuar edhe zyrtarë të tjerë serbë nga Komisioni Zgjedhor në veri.
Ndërkohë, në tërësi, situata e sigurisë është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
Haxhiu në përvjetorin e Dubravës: Shteti serb veproi si apar...
Kurti: Kosova ka obligim të ruajë kujtesën për Dubravën
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Tokio nga homologia Takai...
Hekuran Murati jep detaje për pakon “2.0”
Tensionet në aeroportin e Vlorës, Karakaçi: Projekti do të v...
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...