Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur mes një veture dhe një autobusi në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Lajmim për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot në ora 16:40, në magjistralen Podujevë-Prishtinë saktësisht në fshatin në Lluzhan, ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një autobus dhe një veturë”, është shprehur Ahmeti.
Ajo tha se personi i lënduar është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...