Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i cili tha se ndihet i lehtësuar që nuk pati viktima, shkruan Arbresh.info.
Ai shprehu falënderim për ekipeve të zjarrfikësve dhe policisë përreagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin e lartë shpëtuan jetët e qytetarëve.
“Bashkëndjej me banorët e lagjes “Emshir” pas zjarrit që përfshiu disa prej banesave. Ndihem jashtëzakonisht i lehtësuar që nuk pati viktima dhe shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj ekipeve të zjarrfikësve dhe policisë, të cilët me reagimin e tyre të shpejtë dhe profesionalizmin e lartë shpëtuan jetët e qytetarëve. Së bashku me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica, ishim në vendin e ngjarjes për të parë nga afër dhe për të vlerësuar nevojat e banorëve dhe përpjekjet e ekipeve të angazhuara në terren. Profesionalizmi dhe humanizmi i tyre mbeten një shembull për të gjithë ne.”, tha ai.
Rama falënderoi edhe ekipet e zjarrfikësve nga Lipjani dhe Fushë Kosova për solidaritetin.
“Një falënderim i veçantë u shkon edhe ekipeve të zjarrfikësve nga Lipjani dhe Fushë Kosova, të cilët treguan solidaritet dhe përkushtim të jashtëzakonshëm duke iu ardhur në ndihmë kolegëve të tyre. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve dhe të sigurohemi që ndihma dhe mbështetja e nevojshme të jenë të garantuara për të gjithë ata që janë prekur nga kjo fatkeqësi.”, u shpreh Rama./Arbresh.info/
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...