Një person është gjetur pa shenja jete dje tek rruga “Qarshia e gjatë” në Pejë.
Rastin për Arbresh.info e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Sipas raportit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Tutje thuhet se viktima kishte probleme mentale, dhe trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i tij është bërë nga familjarët sipas të cilëve viktima kishte probleme mentale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së