Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Sipas njoftimit, kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025, shkruan Arbresh.info.
Deri më sot (e enjte, 7 gusht, ora 09:00) përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.org janë pranuar 1,748 aplikime për regjistrim për votim me postë, prej të cilave janë aprovuar 1,581, ndërkaq janë refuzuar 167. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë bashkangjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues.
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës është në vullnetin e votuesve, në rastet kur e shohin të nevojshme, në mënyrë që ta caktojnë atë sa më afër vendbanimit të tyre.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote do të mund ta verifikojnë/mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:
1. përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://qv.kqz-ks.org ose
2. duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.
Ndërkaq, ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të vendbanimit nga qytetarët/votuesit.
Për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën e tij në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova. Pas konfirmimit të ndryshimit të adresës nga Shërbimi i Gjendjes Civile, adresa e re reflektohet në Regjistrin Qendror Civil.
Çdo ndryshim i adresës së banimit deri më 29 gusht 2025, do të pasqyrohet në platformën e KQZ-së https://qv.kqz-ks.org dhe rrjedhimisht në Listën Votuese./Arbresh.info/

Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...