Dy persona janë dorëzuar në stacionin policior në Kaçanik pasi të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar me shkop druri një person.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në një qendër tregtare në Kaçanik, shkruan Arbresh.info.
“Më datë 05.05.2025, rreth orës 15:00, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar informacion për një incident të ndodhur në një qendër tregtare në Kaçanik, ku një person ishte sulmuar me një shkop druri nga dy persona të tjerë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor në QKMF – Kaçanik, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas janë paraqitur në stacionin policor.”, njofton policia.
“Pas intervistimit nga hetuesit policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit A. Sh. (41 vjeç) dhe A. Sh. (36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes, për procedura të mëtejshme hetimore.”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00