Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti ka hënë se Kosova është përherë në mbështetje e përkrahje të Shqipërisë.
Ky reagim ka ardhur derisa një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës i specializuar në kërkim-shpëtimin me kërkesën e autoriteteve shqiptare, shkoi te “Qafa e Burrelit”, si ndihmë në gjetjen e punonjësit që si pasojë e rrëshqitjes e mbuloi dheu derisa punonte në fabrikën për përpunimin e kromit, shkruan Arbresh.info.
Kurti ka treguar se si qeveri në detyrë, në një mbledhje elektronike aprovuan kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në këtë operacion humanitar.
“Nga vendimi i kësaj mbledhjeje të 259-të të Qeverisë, Ministria e Mbrojtjes është e përgatitur të mbështesë Shqipërinë me një kontingjent, përkatësisht për operacionin humanitar kërkim shpëtim, në vendin e quajtur “Qafën e Burrelit”, Bashkia Klos, ku ditëve të fundit në ambientet e fabrikës së përpunimit të kromit ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu. Si pasojë e kësaj ngjarjeje dheu ka mbuluar një punonjës të kompanisë që operon në shfrytëzimin e mineraleve në këtë zonë”, ska shkruar Kurti.
“Bashkë, pranë njëri-tjetrit, me shpresën për lajme të mira nga vendi i ngjarjes”, tha ai./Arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...