Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka identifikuar dhe ndëshkuar një shofer për tejkalim të automjeteve nga ana e djathtë – një shkelje e rrezikshme e rregullave të trafikut, e cila ishte publikuar më parë në një portal me video-inçizim.
Në njoftimin e policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më 28.07.2025, në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, përkatësisht në afërsi të qendrës tregtare “Bau Market”, ku shoferja S.S. (50 vjeçe),me veturën BMW me targa vendore ka kryer tejkalim të automjeteve nga ana e djathtë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Ndaj saj është shqiptuar masa ndëshkimore si në vijim:
– Gjoba në vlerë prej 150 euro,
– 1 pikë negative
– Ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj./Arbresh.info/
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...