Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 581-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës është shprehur se është epitomi i asaj se çka u duhet shqiptarëve, siç shkroi ai, ndër shekuj, dje, sot dhe nesër.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh krenar me çka ishim, çka jemi dhe siç tha ai, çka do të qëndrojmë.
“Besëlidhja e Lezhës është epitomi i asaj se çka u duhet shqiptarëve, ndër shekuj, dje, sot dhe nesër. Rreshtimi i duhur në histori para 581 vitesh, i shpëtoi tokat arbërore. Mendjemprehtësia e kryeheroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, na shërben edhe sot.
Krenar me çka ishim, çka jemi dhe çka do të qëndrojmë!”, tha Haradinaj.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...