Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 09.06.2025 deri më 15.06.2025, janë shqiptuar 1,347 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 13 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, transmeton Arbresh.info.
“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 56 aksidente, nga të cilat: 1 aksident fatal në Kaçanik , ku ka mbetur një person i vdekur, 24 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 30 persona 31 aksidente me dëme materiale”, thuhet në njoftim.
Policia e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut./Arbresh.info
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...