Rreth 120 minatorë kanë mbetur të ngujuar në Trepçë, shkak rryma

14:34 | 27 Shtator 2022

Rreth 120 minatorë të Trepçës kanë mbetur të ngujuar në një prej minierave për shkak të probleme me energji elektrike.

Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar asistentja e kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani.

Ajo për redaksinë tonë tha se ata ende janë të ngujuar, por po punohet që problemi të zgjidhet shpejt.

Ajo gjithashtu konfirmoi se ata janë në kontakt me minatorët dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Është e vërtetë që ata kanë mbetur të ngujuar, megjithatë, ata janë në kontakt me ne dhe gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë, pavarësisht se ende nuk kemi arritur t’i nxjerrim. Ky problem ka ndodhur për shkak të problemeve me energji elektrike, si pasojë e goditjes nga rrufeja të izolatorëve. Në bashkëpunim me KESCO-n po punojmë dhe presim që shumë shpejt të zgjidhet ky problem. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.” – deklaroi ajo për arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale