Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar letrën e plotë të cilën ia ka dërguar kryetarit të Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, si përgjigje ndaj ofertës së kryeministrit në detyrë për të lidhur koalicion.
Në letër shfaqen qëndrimet e njëjta që i dha gjatë pasdite kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media.
Abdixhiku e ka refuzuar ofertën e Kurtit për koalicion, por ka kërkuar që të ketë qeveri transitore deri në zgjedhjen e presidentit.
“Kryetari Abdixhiku e ka njoftuar z. Kurti se qëndrimet dhe bindjet e LDK-së mbesin konsistente. Kryetari Abdixhiku propozon fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshierjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit. Kjo Qeveri Nacionale e Tranzicionit do të ketë afat të caktuar, qëllime të qarta politike dhe ekzekutive, program dhe agjendë ekzekutive të dakorduar, si dhe kryeministër dhe kabinet përfaqësues dhe unifikues. LDK-ja shpreh gatishmërinë të drejtojë këtë proces konsultativ për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantimin e stabilitetit kombëtar në vend”, thuhet ndër të tjera në letrën e LDK-së./Arbresh.info/

Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...