49 të vdekur nga koronavirusi në Malishevë që nga fillimi i pandemisë

16:54 | 11 Prill 2021

49 persona kanë vdekur në Malishevë që nga fillimi i pandemisë në vend.

Nga komuna e Malishevës kanë njoftuar se 1003 raste janë regjistruar, ndërkaq prej tyre janë shëruar 868.

Po ashtu siç thuhet në njoftim, 86 persona janë aktiv me koronavirus.

Ndërkaq në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar tri raste të reja me covid-19. Kjo është e bërë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Shtabin Emergjent Komunal në Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.