Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në Kuvend tha se spitali i fëmijëve që është inauguruar në muajin shtator ende vazhdon të jetë i mbyllur.
Haxhiu tha se kjo është papërgjegjësi totale dhe dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë.
“Spitali i fëmijëve që është inauguruar në muajin shtator aj spital ende vazhdon të jetë i mbyllur. Unë edhe online jam duke i dërguar pyetje MSH-së por nuk po përgjigjën. Katër muaj që është prerë shiriti për spitalin e fëmijëve por spitali vazhdon të qëndroj i mbyllur nuk ofron shërbime për pacientët kjo është papërgjegjësi totale dhe dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë”, tha Haxhu.
E, për këtë Ministri i Shëndetësisë tha se deri në fund të marsit ky spital pritet të inaugurohet komplet.
“Ministria e Shëndetësisë e ka planin dhe paralelisht me ngritjen e spitalit ne duhet ti kryejmë edhe do punë të tona. Siq ju thash edhe më parë unë pres që në fund të marsit ky spital mu inaguruar komplet”, tha ministri./arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...